Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024

Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024

Kosova ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo pasi xhudistja Laura Fazliu ka mposhtur xhudisten kroate, Katerina Kristo.

Përballja në “Repachage” është përmbyllur me “Ippon” në “Golden score”.

Në çerekfinale, Laura ishte përballur me Clarisse Agbegnenou nga Franca, por nuk ia kishte arritur të triumfojë. Megjithatë, kosovarja nuk ishte dorëzuaar dhe në përballjen e parë të “Repachage” kishte fituar ndaj Catherine Beauchemin-Pinard nga Kanadaja.

Para këtyre përballjeve, Laura kishte mposhtur kundërshtaren Jing Tang nga Kina, duke e siguruar kështu rrugëtimin drejt medaljes së bronztë.

Më herët medaljen e argjendtë nga Lojërat Olimpike Paris 2024 e ka fituar xhudistja tjetër, Distria Krasniqi.

Share This