
Laporta: Jemi afër një transferimi jashtëzakonisht emocionues
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se u ka thënë tifozëve që të presin një “përforcim jashtëzakonisht emocionues”, mes thashethemeve të vazhdueshme për transferimin e sulmuesit të Athletic Club, Nico Williams.
22-vjeçari është një hap më afër bashkimit me kampionët e La Ligës, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me blaugranat pas një takimi me drejtorin sportiv, Deco.
Megjithatë, sipas medieve spanjolle, transferimi i tij nuk do të jetë i lirë, pasi klubi i tij aktual nuk është i gatshëm të negociojë për një shumë më të ulët se klauzola e lirimit prej 58 milionë eurosh, e cila duhet të paguhet e gjitha menjëherë.
“Jemi gati të realizojmë një nënshkrim që do të ndodhë së shpejti, dhe një tjetër për të cilin jemi jashtëzakonisht të emocionuar”, ka thënë Laporta.