Lakers e nisin me humbje në ‘Play-Off’, mposhten në shtëpi nga Minnesota

Lakers e nisin me humbje në ‘Play-Off’, mposhten në shtëpi nga Minnesota

Los Angeles  Lakers e nisën play-off-in e këtij viti në NBA me një humbje në shtëpi nga Minesota Timberwolves.

Minesota festoi me një fitore bindëse 117:95 dhe kaloi në epërsi 1-0 në serinë e turit të parë të Perëndimit falë tre lojtarëve që shënuan më shumë se 20 pikë (Jaden McDaniels 25, Naz Reid 23, Anthony Edwards 22).

I vetmi lojtar i Lakers i disponuar për të luajtur ishte Luka Doncic, i cili shënoi 37 pikë dhe rrëmbeu tetë kërcime, por pati vetëm një asistim.

Mbrëmë u luajtën edhe tri ndeshje të tjera play-off në NBA dhe fituan nikoqirët.

Indiana mundi Milwaukee 117:98, Denver mundi Clippers 112:110 , ndërsa New Yorku mundi Detroitin 123:112. /Telegrafi

Share This