
Lakers dhe Knicks triumfojnë në ndeshjet kryesore në NBA
Los Angeles Lakers fituan 130-120 ndaj Miami Heat, duke treguar një paraqitje bindëse.
Yjet e ekipit kalifornian ishin: Luka Doncic: 29 pikë, 11 topa në tabelë, 10 asist (triple-double), Austin Reaves: 26 pikë, 11 asist, Jake LaRavia: 25 pikë.
Nga ana tjetër, për Miami Heat, Jaime Jaquez Jr. ishte më i miri me 31 pikë, por nuk mjaftoi për të frenuar Lakers.
Knicks i shkaktojnë humbjen e parë Bulls-ave
New York Knicks fituan 128-116 ndaj Chicago Bulls, duke i shkaktuar ekipit të Chicago-s humbjen e parë sezonale. Shkëlqeu Jalen Brunson me 31 pikë, ndërsa ekipi u mbështet te goditjet për tri pikë (20/42).
Chicago Bulls vuajtën fillimin e dobët të ndeshjes dhe, pavarësisht performancës së Josh Giddey (23 pikë, 12 topa në tabelë, 12 asist), nuk arritën të rikuperoheshin.
Rezultatet e tjera të mbrëmjes
Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks: 117-109
Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans: 137-106
Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers: 105-129
Charlotte Hornets – Utah Jazz: 126-103
Toronto Raptors – Memphis Grizzlies: 117-104
Phoenix Suns – San Antonio Spurs: 130-118


