LAJMI I FUNDIT: Xavi rrezikon të shkarkohet
E nisi me shumë vrull në krye të pankinës së “Katalanasve” të Barcelona, ku madje arriti të fitojë edhe titullin kampion, sezonin e shkuar, mirëpo duket se pas humbjes katastrofike, 4 me 1, në finalën e Superkupës së Spanjës, ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, pozitat e teknikut Xavi, në stolin e “Blaugranave” janë lëkundër goxha.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, i vetmi që beson ende te Xavi është presidenti Laporta, teksa Deco është ai që po kërkon me ngulm një ndryshim në pankinën e kampionëve të Spanjës dhe 46-vjeçari ka një emër konkret dhe bëhet fjalë për trajnerin aktual të Barcelona B, Rafael Marquez.
Ish-qendërmbrojtësi meksikan i “Katalanasve” ka fituar kredite në ditët e fundit dhe tashmë është në pritje të asaj se çfarë do të ndodh, sepse Xavi tashmë duket gjithmonë e më larg kampionëve në fuqi të La Liga-s dhe një hap fal ndaj skuadrës Unionistas de Salamanca, në Kupën e Mbretit këtë mesjave do të ishte fatale për ish-“yllin” e ekipit.
Ndërkaq, kujtojmë se tekniku, Xavi, tashmë 43-vjeçar mori drejtimin e skuadrës më 6 nëntor 2021 dhe sezonin e kaluar solli në Barcelonë titullin kampion dhe Superkupën, por ky edicion, mënyra sesi skuadra po luan dhe fakti se katalanasit janë tetë pikë larg kreut kanë bërë që Xavi tashmë të humbasë të gjithë simpatinë e fituar në fillim.