LAJMI I FUNDIT: Një 26-vjeçar humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Skenderaj

LAJMI I FUNDIT: Një 26-vjeçar humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Skenderaj

Një 26-vjeçar ka humbur jetën të dielën mbrëma në Skenderaj, pasi ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese banesore.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa i riu fillimisht ishte transportuar në emergjencën e QKMF-së në këtë qytet. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra, raporton rtk.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, sipas njoftimit zyrtar, të gjitha njësitë kompetente janë duke hetuar rrethanat e rastit, i cili për momentin është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Share This