LAJMI I FUNDIT: Ilir Daja largohet nga Ballkani
Trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar Ilir Daja, pritet të largohet nga Ballkani.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që arriti në Kosovë duke u shpallur kampion por edhe duke e futur dy herë radhazi skuadrën e Ballkanit në fazën e Grupeve në Conference League, Daja duket se po i jep fund aventurës me skuadrën nga Suhareka.
Burime të Ballkani.info mësojnë se janë disa mosmarrëveshje kryesi-shtab teknik që kanë quar në ndarje, derisa Daja shumë shpejt pritet të zyrtarizohet të skuadra shqiptare, Dinamo e Tiranës.