Lajm i mirë për Arsenalin, Jesus rikthehet në aksion

Lajm i mirë për Arsenalin, Jesus rikthehet në aksion

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus është rikthyer në stërvitjet e Arsenalit para sfidave të ardhshme.

Sulmuesi ishte lënduar në turneun parasezonal të ‘Topçinjve’ në SHBA.

Jesus pritej të ishte më gjatë larg fushës së blertë, por kamerat e “Sky Sports” e panë atë në stërvitje e fundit të Arsenalit.

Sipas medieve britanike, Jesus mund të jetë gati për duelin e radhës të Arsenalit në Premier League.

Skuadra e Mikel Artetës gjatë kësaj fundjave do të përballet me Fulhamin dhe siç raportohet, Jesus do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Share This