Lajm i keq për Zvicrën, Xhaka rrezikon sfidën me Anglinë
Një lajm i keq vjen për Zvicrën dhe tifozët e kësaj skuadre.
Ylli kosovar Granit Xhaka rrezikon të mungojë në ndeshjen kundër Anglisë.
Zvicra dhe ‘Tre Luanët’ do të ndeshen këtë fundjave në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Sipas ‘Blick’ Xhaka do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të konstatuar lëndimin e pësuar gjatë Euro 2024.
Mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është duke shkëlqyer në ‘Gjermani 2024’.
Zvicra po shfaq formë të lartë në këtë Evropian. Zviceranët pas eliminuan Italinë, tashmë synojnë që të çojnë të shpija edhe Anglinë.