
Lajm i keq për Arsenalin, Arteta konfirmon mungesën e gjatë të Sakas
Arsenali do të jetë i detyruar të vazhdojë pa një nga futbollistët kryesorë të skuadrës, Bukayo Saka, edhe për të paktën katër javë të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta, i cili ka bërë të ditur se rikuperimi i sulmuesit anglez po zgjat më shumë sesa ishte shpresuar fillimisht.
Saka pësoi një lëndim në muskulin e kofshës gjatë barazimit 2:2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, në muajin tetor, dhe që atëherë nuk është paraqitur në fushë.
“Ka kryer një tjetër testim, por duket se bëhet fjalë për një lëndim që kërkon rreth tetë javë rikuperim. Katër javë kanë kaluar dhe i duhen edhe katër të tjera”, deklaroi Arteta.
Mungesa e tij është një goditje për Arsenalin, që po synon ta ruajë pozitën e parë në Premierligë. Në krahun e djathtë të sulmit, Noni Madueke pritet të vazhdojë ta zëvendësojë reprezentuesin anglez.
Arsenali të shtunën do të përballet me Newcastle Unitedin në udhëtim, në stadiumin “St James’ Park”, ku do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive dhe ta rrisë epërsinë në krye të tabelës.
Skuadra e Artetës vjen në këtë përballje pas katër ndeshjeve radhazi në kampionat pa pranuar gol, ndërsa ka fituar tri përballjet e fundit me Newcastle në Premierligë.

