Lajçak takohet me sekretarin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimor
I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Sipas një njoftimi të Lajçakut në X, ai me Guterres ka folur për Ballkanin Perëndimor
“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian në ‘X’.