Lajçak: Jam optimist për disa përparime, vazhdojmë në javët e ardhshme
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka dhënë detaje rreth takimeve që pati javën e kaluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviqin.
Lajçak, në një postim në Facebook, bënë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
“Ndërsa ne nuk kemi bërë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të bëra në disa çështje të tjera kryesore, të cilat do t’i vazhdojmë në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.
Ai gjithashtu njofton se ka takuar Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit të tregut në BE mes kompleksiteteve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Për më tepër, unë u angazhova në një diskutim të frytshëm me Ambasadorin Japonez në BE, duke azhurnuar gjendjen e lojës në dialog dhe duke eksploruar rrugët për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit tonë. Unë vlerësoj angazhimin e gjatë të Japonisë në Ballkanin Perëndimor që synon të mbështesë përpjekjet e reformës së rajonit”, ka shkruar ai.
Lajçak njofton se për këto takime do të njoftojë Brukselin dhe do të flet edhe në një takim tradicionale në Seul, ku ai do të adresojë çështje aktuale për agjendën e OKB-së.