
Lagjja Taslixhe bëhet me linjë të transportit urban, Përparim Rama premton projekte të tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se lagjja Taslixhe tashmë është përfshirë në rrjetin e transportit urban të kryeqytetit.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku shihet i shoqëruar nga banorët e lagjes, Rama theksoi se ky është vetëm një nga projektet e realizuara në këtë pjesë të qytetit.
“Janë rregulluar rrugë e parqe, është zgjeruar rrjeti i kanalizimit, janë bërë intervenime në trotuare dhe është rregulluar ndriçimi”, shkroi Rama.
Ai shtoi se, përveç punëve të përfunduara deri më tani, në Taslixhe mbeten ende shumë projekte që do të realizohen në mandatin e ardhshëm.
“Sepse bashkë e çojmë Taslixhen dhe Prishtinën përtej! Faleminderit Taslixhe”, tha kryetari i Prishtinës.

