Ky është vendimi i UEFA-s për ndeshjen Belgjikë-Suedi
Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e cila ishte ndërprerë pak ditë më parë për shkak të sulmit të përgjakshëm në Bruksel, ku u vdiqen dy tifozë suedez, nuk do të riluhet.
UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultatin e barabartë 1-1, duel ky i vlefshëm për Grupin F të kualifikueseve për EURO 2024.
Në njoftimin e UEFA-së thuhet se “vendimi për të vërtetuar rezultatin është marrë për shkak se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet ndeshja ditën e nesërme duke pasur parasysh dëshirën e qartë të Belgjikës dhe Suedisë për të mos dalë në fushë pas sulmit terrorist”.
Për më tepër, një barazim nuk ndikon në asnjë mënyrë renditjen e grupit.
Belgjika në fakt tashmë është kualifikuar matematikisht për Euro 2024, ndërsa Suedia është jashtë garës.