Ky është personi që vdiq nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Klinë

Ky është personi që vdiq nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sotme të një personi nga aksidenti mes trenit dhe një veture, nga kjo mbetën të lënduar edhe tre persona.

Në një postim në Facebook, Elezaj ka bërë të ditur se i vdekur është Nikë Paluashaj.

“Jashtëzakonisht i tronditur dhe i indinjuar me lajmin tragjik për aksidentin e sotëm në Jagodë, ku një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Nikë Palushaj, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Nikën, me të cilët bashkëndiejmë për humbjen e më të dashurit të tyre”.

“Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë!”, ka thënë Elezaj.

Share This