
Kuvendi tenton konstituimin për herë të 37-të
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 37-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.
Procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në votimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe deri më tani nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim. Si pasojë, sa herë që kjo çështje është hedhur në votim, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e fundit, propozimi për themelimin e Komisionit nuk arriti të kalojë, pasi 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim, raporton rtk.