Kurti: Tre milionë euro i kemi ndarë deri më tani për arsim në Komunën e Malishevës
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se tre milionë euro i kanë ndarë si qeveri deri më tani për arsim në Komunën e Malishevës.
“Me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci vendosëm gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Bellanicë. Çerdhja do ketë një hapësirë prej 886.3 m2, e mjedis të përshtatshëm për edukim, zhvillim e socializim për 80 fëmijë të këtij fshati dhe tre fshatrave tjerë të Malishevës: Guncat, Temeqinë dhe Bardh. Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.