Kurti takon Terras, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kurti takon Terras, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras, që po zhvillon vizitën e parë në Kosovë pas marrjes së detyrës si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Temë e diskutimit ishte sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.

Po ashtu gjatë takimit Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia largojë masat ndëshkuese Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit, raporton rtk.

Share This