Kurti takon kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin mes tjerash diskutuan mbi paqen e sigurinë në Ballkan.
Në takimin me kryeministrin kroat , u konfirmua edhe njëherë se raportet mes dy shteteve janë të shkëlqyeshme.
Siç njofton ZKM, në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.
Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta.
Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit.
Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë.
“Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Ndërkohë më herët takimet në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë edhe me Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, raporton rtk.