Kurti priti Uta Ibrahimin sportisten që beri historinë në alpinizmin ndërkombëtar  

Kurti priti Uta Ibrahimin sportisten që beri historinë në alpinizmin ndërkombëtar  

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka pritur alpinisten Uta Ibrahimi.

Alpinistja Ibrahimi ka shënuar histori në alpinizmin ndërkombëtar, duke ngjitur 14 majat më të larta të botës.

Kurti e cilësoi atë sinonim të lartësive, jo vetëm lartësive të majave që i ka ngjitur, por edhe të virtyteve që ajo përfaqëson.

“116,294 metra është lartësia totale e 14 majave që i ka ngjitur Uta… kjo është 13 herë më lart se vet mali Everest… e diku rreth 10 herë më lart se lartësia mesatare e një aeroplani të zakonshëm pasagjerësh në fluturim. Është prej atyre gjërave që mund t’i mendojmë por disi jo edhe t’i imagjinojmë, që duken krejt të pabesueshme sikur të mos dukej dëshmia e gjallë – njeriu që e bëri, Uta, e cila është sot këtu, mes nesh… mbi 116 mijë herë e përmbushur dhe krenare”, ka thënë Kurti.

“Përmes teje Uta, Kosova ka qenë në K2, në Annapurna, në Makalu e deri në Kanchenjunga. Ke qenë atje ku stuhia nuk të fal, ku ajri nuk mjafton, ku temperatura nuk premton, por ku për njerëzit sikur ti – vullneti është më i fortë se cilido gur e shkëmb dhe nuk ka maje që nuk arrihet. Me dy flamuj në shpinë, që i ke bartë brenda çantës në krah e brenda zemrës në kraharor, së bashku me të gjithë vendin prej nga vjen”, theksoi Kurti.

Uta Ibrahimi garën e saj me synimin për të ngjitur 14 malet më të larta të botës, e filloi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit – 8,848 metra lartësi, dhe e finalizoi me ngjitjen e fundit, të 14-tën me radhë, në Kanchenjunga.

Share This