Kurti pret dinamikë të re nga Komisioni i ri Evropian

Kurti pret dinamikë të re nga Komisioni i ri Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të nisë me një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas samitit të Procesit të Berlinit, Kurti u pyet për kërkesat e tij sa i përket dialogut, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi dinamikë të re në këtë proces që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

“Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Edhe më tej insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Millan Radoiçiq, që ne vrau rreshterin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paralimitar i terroristëve që ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Kërkojmë që letra e [ish-kryeministres serbe, Ana] Bërnabiqit të tërhiqet, meqë me atë letër ajo është tërhequr nga Marrëveshja [për rrugën drejt normalizimit të raporteve]. Njëkohësisht ajo që jemi marrë vesh, Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatim të nënshkruhen sepse nënshkrimi është garanci ligjore”, tha Kurti për gazetarët, raporton Rel.

Share This