Kurti për fitoren e Kosovë: Krenar me qëndrimin e pathyer të djemve tanë

Kurti për fitoren e Kosovë: Krenar me qëndrimin e pathyer të djemve tanë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti,  ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, të cilën Kosova e fitoi me rezultatin 1-0.

Kurti, në një postim në Facebook, tha se me fitoren e mbrëmshme sportistët na bënë krenarme “qëndrimin e pathyer”, duke shtuar se ata i presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!” ka shkruar Kurti në Facebook.

Share This