Kurti: Pasojat e këtij sulmi po ta arrinte qëllimin, do ishin marramendës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.
Me këtë rast, Kurti tha se përgjatë dy ditëve të fundit janë marrë një sërë masash për të identifikuar evidentuar dhe evituar çrregullimin e furnizimin me shërbime bazë për qytetarët Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti e ka krahasuar sulmin në kanalin e Ibër Lepencit me sulmet ruse kundër Ukrainës. Kjo pasi sipas të parit të qeverisë përmes këtij sulmi synohej të dëmtohej infrastruktura kritike e vendit, që qytetarët të mbeteshin pa ujë, pa energji, ngrohje e telekomunikim.
“Pesha e pasojave të këtij sulmi po të arrinte qëllimin e tij do të ishte marramendëse. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën e Kosovës. Ky do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të prodhimit të energjisë nga Termocentrali Kosova B. Më tej, do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë”, tha kryeministri.
Sipas tij për javë të tjera potencialisht do të ngeleshim pa energji dhe kësisoj do të rrezikoheshin edhe shërbime tjera që varen nga energjia.
“Nuk ka qenë në pyetje vetëm uji por rryma. Nuk është vetëm rryma por edhe ngrohja. E nuk është vetëm ngrohja por edhe telekomunikimi. Ky sulm duket që ka lidhje me sulmet ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës. Sulme këto që ishin të drejtuara kundër infrastrukturës energjetike”, deklaroi kryeministri”, tha Kurti. /RTK/