Kurti pas humbjes së kombëtares: Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Facebook lidhur me ndeshjen e futbollit ku Kosova pësoi humbje nga Rumania 3-0 në “Fadil Vokrri” në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve.
Ai tha se ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë dhe se nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por sipas tij megjithatë është vetëm fillimi.
Megjithatë ai u shpreh i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e dardanëve.
“I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.
Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, ka shkruar Kurti, raporton rtk.