Kurti mburret me qeverisjen në shëndetësi e arsim: Ndryshimi është i prekshëm, kur shteti është i të gjithëve

Kurti mburret me qeverisjen në shëndetësi e arsim: Ndryshimi është i prekshëm, kur shteti është i të gjithëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po ndjehet krenarë me qeverisjen e tij, referuar zhvillimeve të mirëqenies së fëmijëve në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndryshimi është i prekshëm, sipas tij vetëm kurë shteti është i të gjithëve, transmeton klankosova.tv.

Me anë të skemës së re të inicuar, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin, së paku nga 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

Pas renovimeve në Klinikën Emergjente, përmes dy vizitave në institucione parashkollore, tek çerdhja publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, shënuam bashkë me Ministrin Hekuran Murati fillimin e zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.

Vetëm në këto dy kopshte, janë mëse 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët janë përfitues. Nga shëndetësia tek arsimi. Në mbështetje të secilës e secilit dhe të familjeve. Ndryshimi është i prekshëm atëherë kur shteti është i të gjithëve.

Share This