Kurti: Krenar për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti: Krenar për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndjehet krenar për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga takimi me bashkatdhetarë në Interlaken të Zvicrës, ku mes tjerash ka thënë se mërgata në Zvicër është “ambasadaroja” e palodhshme e Kosovës.

“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen.

Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë. Ju falemnderit shumë për tubimin madhështor dhe mikpritjen kaq të përzemërt në Interlaken”, ka shkruar Kurti, transmeton rtk.

Share This