Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X” se është krenar që udhëheq shtetin më demokratik në rajon.
Këtë deklaratë Kurti e ka bërë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Me më shumë se gjysmën e popullsisë së botës që voton në mbi 80 vende në të gjashtë kontinentet e banuara të botës, viti 2024 na tregon se sa larg ka arritur njerëzimi në realizimin e idealit të qytetarisë demokratike. E megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë të këtij viti, puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda dhe agresionit nga jashtë”, tha ai.
Ai ka thënë sesi kryeministër i Republikës së Kosovës, është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë.
“Në këtë ditë të veçantë, unë rikonfirmoj angazhimin e shtetit tonë për të qëndruar me partnerët tanë demokratë dhe aleatët në mbarë botën – për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu”, tha ai, raporton rtk.