Kurti e Konjufca bënë homazhe në nderim të dëshmorëve Zhitia dhe Fazliu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.Ata kanë vlerësuar lartë veprën e tyre.
“Para 35 vitesh mbi gjashtë orë kanë zgjatur luftimet në lagjen Bregu i Diellit ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe dëbimin e forcave të okupatorit serb nga vendi ynë. Afrimi dhe Fahriu ishin udhëheqës të Lëvizjes Popullore dhe pikërisht me ta asokohe udhëheqja e aktiviteteve bëhej nga brenda Kosovës dhe jo më nga jashtë”, tha ai.
Kurti tha se një ditë para se të bien heroikisht, Zhitia e Fazliu kishin marrë pjesë në demonstratat e një nëntorit në vitin 1989.
“Viti 1989 ka qenë vit i demonstrative fuqishme dhe shume të shpeshta gjithandej Kosovës.Një ditë para se të bien heroikisht kanë marrë pjesë në demonstratën e një nëntorit 1999 me që rast masësh i është drejtuar Afrim Zhitia. Ne nuk harrojmë prej nga vijmë dhe nuk harrojmë që pjesën më të madhe të punës e kanë kryer dëshmorët e kombit , ndërkaq neve të tjerëve na ka mbretur një pjesë e vogël e punës dhe ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të japim maksimumin me krejt çfarë mundemi e dimë në rrugën që na kanë ndriçuar ata”, tha kryeministri Kurti.
Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se liria e Kosovës erdhi se kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Kreu i Kuvendit tha se Afrimi e Fahriu jo vetëm që ishin çlirimtarë e luftëtarë, por edhe intelektualë të mëdhenj.
“Porosia e tyre ishte e qartë; më mirë të vdiset me armë në dorë kundër Serbisë e okupatorit se të jetojmë në robëri. Ata jo vetëm që ishin çlirimtarë dhe luftëtarë, por ishin edhe intelektual të mëdhenj. Veprat dhe mendimi i tyre politik na frymëzojnë sot e kësaj dite .Ata prandaj do të kujtohen dhe nderohen prej institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.