Kumbulla para nisjes për në Pragë: Jemi gati për sfidën me Ukrainën

Kumbulla para nisjes për në Pragë: Jemi gati për sfidën me Ukrainën

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot drejt Pragës, aty ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë në Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Epet Arena”.

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, para nisjes drejt Pragës në një prononcim për ‘fshf.org’, ka folur për përgatitjet dhe synimet e Shqipërisë në sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Kumbulla u shpreh se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e vështirë, por theksoi se Kombëtarja do të futet në fushë vetëm për fitore.

Ai tregoi se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se ekipi është gati për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Kumbulla thotë se në “Air Albania” me mbështetjen e tifozëve gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

“Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozat pasi luajmë në shtëpinë tonë”, ka thënë Kumbulla.

“Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë”.

“Tifozat do të na mbështesin si gjithmonë, ashtu si në Evropian në Gjermani por edhe në shtëpi në Tiranë. Edhe ndeshja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e vështirë, por me mbështetjen e tifozëve do të jetë më e thjeshtë. Do të futemi në fushë për të fituar, por të shohim dy ndeshjet e para. Objektivi është gjithmonë për të fituar”, ka pohuar Kumbulla.

Share This