Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për ndeshjen me Çekinë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet që prej ditës të hënës në Tiranë në kuadër të dy sfidave të radhës të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë me 11 tetor luajnë në udhëtim tek Çekia, derisa tri ditë më vonë përballen me Gjeorgjinë.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, të mërkurën në një konferencë për media, ka folur para sfidës me çekët.
Sipas Kumbullës, i cili po kalon formë të mirë tek Espanyolin, dueli me Çekinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se skuadra shqiptare do të dal me rezultat të favorshëm.
“Siç e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë”, ka thënë Kumbulla.
Ai është i bindur se Shqipëria do të bëjë paraqitje të mirë në duel me çekët.