Kumbulla flet si kuqezi: Mund të matemi me këdo

Kumbulla flet si kuqezi: Mund të matemi me këdo

Marash Kumbulla, në pritje të kthimit në fushë pas atij dëmtimi të rëndë, ka dhënë një intervistë për “Savoir Sport”, duke u fokusuar mbi të gjitha te kombëtarja shqiptare.

Cilat janë shanset për të kaluar në raundin kualifikues?

“Kemi një shans të mirë, kemi filluar shumë mirë. Kemi një ekip të ri, por edhe me djem me përvojë. Shpresoj që bashkëlojtarët e mi ta bëjnë këtë ëndërr realitet”.

Keni pasur mundësi të takoni trajnerin e ri? Si ju është dukur?

“E takova gjatë ndeshjes së parë kundër Polonisë, ai më la përshtypje të mirë. Është një trajner karizmatik dhe pozitiv, transmeton besim dhe dëshirë për të konkurruar me të gjithë”.

A ka ndonjë nga shokët tuaj të skuadrës që mund të arrijë nivele shumë të larta?

“Asllani dhe Broja janë dy djem të rinj, ka edhe të tjerë por mendoj se ata të dy kanë një të ardhme të mirë përpara”.

Si e shihni të ardhmen e kombëtares shqiptare në planin afatgjatë?

“Ne jemi në një pikë të lartë të historisë sonë, ne mund të konkurrojmë me të gjithë. Kjo përzierje e përvojës dhe rinisë do të na lejojë të arrijmë qëllimet tona”.

Share This