
Kualifikueset e Botërorit, Vinicius nderon Brazilin përballë Kolumbisë
Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e raundit të 13-të të kualifikuesve të Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut.
Brazili konfirmon momentin e mirë që po kalon (5 rezultate pozitive radhazi), mposht 2-1 Kolumbinë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në grup me 21 pikë (4 më pak se kryesuesit e Argjentinës).
Një gol i Vinicius Junior në minutën e 99-të i jep një fitore të çmuar “selecaos”, që duket qartë që ka nisur ringritjen pas një starti jo të mirë në këtë fushatë eliminatore.
Paraguaji ka mundur 1-0 Kilin dhe pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 20 pikëve. Vazhdon kriza e thellë për Kilin, që mbyll renditjen me 9 pikë. Peruja ka mundur 3-1 Bolivinë në ndeshjen tjetër të luajtur.
Sot luhen sfidat Ekuador-Venezuelë dhe Uruguai-Argjentinë, që mbyllin javën e 13-të të kualifikueseve të botërorit për Amerikën Latine.