Kryetemat e Osmanit me të parën e Letonisë: Heqja e masave, ecja para në statusin kandidat për BE

Kryetemat e Osmanit me të parën e Letonisë: Heqja e masave, ecja para në statusin kandidat për BE

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet për integrimin euroatlantik.

“Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Share This