
Kryetari Latifi pret në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, Lorenzo Mangia, ja çfarë bisedojnë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonel Lorenzo Mangia.
“Biseda jonë u përqendrua te siguria, forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetja në projekte për qytetarët tanë. E përgëzova për detyrën dhe shpreha mirënjohjen për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

