‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përbashkët autobusi

‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përbashkët autobusi

Fëmijët nga grupi “Respekt our rights” të asambleve komunale të fëmijëve, me mbështetjen e ‘Save the Children Kosova’ dhe Komuna e Prishtinës lansuan fushatën ‘Kryeqyteti pa makina’.

Fëmijët thanë se janë të vetëdijshëm për dëmet që sjellë përdorimi i makinave, e sipas tyre me këtë iniciativë synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit mbi ndikimin e makinave edhe në cilësinë e ajrit.
Nga organizata ‘Save the Children’ thonë se do ta zgjerojnë fushatën edhe në qytet tjera.

“Mendojmë që viteve tjera ta zgjerojmë fushatën. Fëmijët kanë ardhur më këtë ide, janë takuar me kryetarin e Prishtinës sepse vizioni është i përbashkët ta zgjerojmë fushatën dhe të takojmë sa më shumë qytetarë”, tha Festina Kabashi, koordinatore për fushata në ‘Save dhe Childern-Kosovë’.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha kjo fushatë ndërlidhet me atë të Komunës së Prishtinës për transformimin e kryeqytetit.

Sipas Ramës, autobusët e rinj vlerësohet që do të shërbejnë më mirë dhe do ta lirojnë trafikun e njëkohësisht do ta ruajnë edhe shëndetin e qytetarëve.

“Prej 1 janarit do ta kemi një biletë të përbashkët për sektorin publik dhe privat. I kemi nënshkruar kontratat me sektorin privat dhe të gjithë e kanë mundësinë t’i sjellin autobusët e rinj nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Sa më shpejt që i sjellin do t’i marrin pagesat në relacionet që i kanë. Nëse i kanë autobusët elektrik paguhen më shumë, nëse i kanë të rinj por dizel paguhen më pak, nëse i kanë të vjetër paguhen më së paku, por i kanë 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës që mund t’i ndërrojnë”, tha ai.

Sipas Ramës deri në muajin shtator të vitit 2025 kompanitë duhet t’i kenë autobusët e rinj, në të kundërtën e humbasin të drejtën e kontratës, raporton rtk.

Share This