Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen më 17 dhjetor
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen më 17 dhjetor në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.
Kjo u konfirmua nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi, shkruan RTV 21, përcjellë Klankosova.tv
Një ditë më parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh do të mbahet në muajin dhjetor.
Lajçak njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.