Kryeministri Kurti: Lojtarët na bën krenarë, e ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Evropiani.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kombëtarja në fushë dukej si pjesëmarrëse e rregullt, ndërkaq jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishte vendase.
“Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani”, ka shkruar Kurti, raporton rtk.
Ai tutje ka thënë se ky grup i lojtarëve na bëri krenarë dhe se e ardhmja është premtuese.
“Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”, ka shkruar kryeministri kosovar.