Kryeministri Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në rrjetet sociale për medaljen e bronztë që Laura Fazliu e fitoi në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Kryeministri i vendit tha se krenaria olimpike vazhdon me xhudistin nga Mitrovica.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kurtit:
Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!
Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo.
Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.
Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.
Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!