KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Paguani faturat brenda dy javësh
Derisa kanë mbetur edhe tri javë deri në përmbyllje të vitit 2024, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kryejnë obligimet financiare që kanë ndaj kësaj kompanie. Sipas tyre vitin 2024 po e përmbyllin me suksese e sfida.
“Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 2 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në thirrjen e tyre.
Nga ujësjellësi thonë se duke paguar faturat e ujit brenda kësaj periudhe, qytetarët qëndrojnë larg ndëshkimeve të shkyçjes dhe dërgimit të lëndës te përmbaruesit privat. Kanë treguar se janë në vëzhgim të konsumatorëve ilegal dhe borxhlinjve të ujit.