Kroati Josip Zizic rrëmben trofeun ‘Adem Jashari’

Kroati Josip Zizic rrëmben trofeun ‘Adem Jashari’

Boksieri kroat Josip Zizic në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria, Gelian Rojku, në një meç mjaft interesant.

Të dy boksierët zhvilluan boks cilësorë, megjithatë, kroati bëri boks më të mirë, goditi më shpesh kundërshtarin duke fituar duelin dhe duke u shpallur fitues i këtij turneu kushtuar komandantit legjendar Adem Jasharit.

Fituesit të këtij turneu të përmasave ndërkombëtare, trofeun ia dorëzoi presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi.

Në këtë turne, i cili zgjati dy dytë dhe që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, dominuan boksierët kosovare.

Në nëntë meçet finale, triumfuan gjashtë boksierë të Kombëtares sonë, derisa në dy duelet e fundit dy boksierët kroat Zvonimir Rebolj dhe Josip Zizic ishin më të mirë së dy boksierët nga Shqipëria, Renaldo Bizhga përkatësisht Gelian Rojku.

Krahas duelit mes kroatit Zizic dhe shqiptarit Rojku, duele që zgjuan kërshërinë e të pranishmeve në palestër, ishin edhe duelet Bashkim Bojku (Kosovë)-Hysen Karmeshtna (Shqipëri), Shpëtim Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenov (Bullgari), meçe në të cilën fituan vëllezërit Bojku, derisa ‘luftë’ e fortë është zhvilluar edhe në meçin mes Taulant Jakupit (Kosovë)-Ivan Jajcic (Kroaci), derisa Patriot Behrami me diskualifikim nga ana e gjyqtarëve mundi Planet Berishë.

Në fund organizatorët shpallen më të mirë e këtij turneu.  Josip Zizic fiton trofeun ‘Adem Jashari’, tekniku më i mirë zgjidhet Bashkim Bojku, çifti me luftarak, Shpëtm Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenov (Bullgari), Kristjan Goco, boksieri me fer-play, Orhan Avdi, gjyqtari më i mirë, boksieri më perspektiv, Almir Emerllahu (Maqedoni), kurse, çmimin boksieri më i mirë vendor e fiton Taulant Jakupi.

Ky event i madh boksit, i 26-të më radhë, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës, është organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK), turne të cilën morën tetë shtete evropiane.

Kujtojmë se ky turne është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Share This