Kriza në Lindjen e Mesme, Hamasi konfirmon vrasjen e liderit Ismail Haniyeh
Kreu politik, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran sipas Hamasit duke e përshkruar vdekjen si një atentat. Në një deklaratë, Hamasi deklaroi se Haniyeh u vra në një bastisje izraelite në rezidencën e tij në Teheran.
Sipas grupit, Haniyeh vdiq pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian Masoud Pezeshkian, i cili u betua të martën.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane tha se shkaku i “incidentit” nuk ishte i qartë, por “po hetohej”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Izraeli ende nuk është përgjigjur apo lëshuar një deklaratë.
Haniyeh, 62 vjeç, ishte një anëtare e shquar e lëvizjes Hamas në fund të viteve 1980. Izraeli e burgosi Haniyehun për tre vjet në vitin 1989, teksa shtypi kryengritjen e parë palestineze.
Më pas ai u internua në vitin 1992 midis Izraelit dhe Libanit, së bashku me një numër udhëheqësish të Hamasit.
Haniyeh u emërua kryeministër palestinez në vitin 2006 nga presidenti Mahmoud Abbas pasi Hamasi fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet kombëtare, por ai u shkarkua një vit më vonë pasi grupi rrëzoi partinë Fatah të z. Abbas nga Rripi i Gazës në një javë dhune vdekjeprurëse. /rtsh