
Krim në familje në Roskovec, dhëndri vret vjehrrin dhe plagos vjehrrën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, 24 korrik, në fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka vrarë vjehrrin e tij dhe ka plagosur vjehrrën.
Dhëndri i familjes, 37 vjeç, i cili, për rrethana që ende nuk janë bërë të ditura, ka sulmuar çiftin e bashkëshortëve. Si pasojë e ngjarjes, vjehrri ka humbur jetën, ndërsa vjehrra ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Fierit, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, raporton rtsh.

