Kremlini kritikon Scholz mes premtimeve për të ndihmuar Ukrainën

Kremlini kritikon Scholz mes premtimeve për të ndihmuar Ukrainën

Rusia ka kritikuar premtimet e fundit të kancelarit, Olaf Scholz për të ndihmuar Ukrainën, pas vizitës së liderit gjerman në Kiev, këtë javë.

“Scholz nuk tha asgjë të re”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Por, ashtu si përfaqësuesit e tjerë të shteteve evropiane, Scholz tregoi se kursi aktual në këtë luftë do të vazhdojë”, shtoi ai.

“Ata, qëllimisht vazhdojnë të ndjekin politikën e tyre shkatërruese që synon të nxisë dhe të zgjasë këtë luftë”, tha Peskov.

Rusia e filloi luftën me një pushtim në shkallë të gjerë në shkurt 2022.

Pavarësisht kritikave ndaj Scholz, Peskov tha se Moska është e gatshme të vazhdojë kontaktin e rifilluar së fundmi me kancelarin gjerman. /atsh/

Share This