Krasniqi kujton Bajram Rexhepin: Tërë jetën i shërbeu qytetarëve dhe atdheut
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kujtuar në 7 vjetorin e vdekjes, ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.
Krasniqi ka thënë se Dr.Bajrami gjithë jetën u shërbeu qytetarëve dhe atdheut.
“Në 7 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë dhe kujtojmë kryeministrin e politikanin e shquar, doktorin e përkushtuar, njeriun e mirë e të dashur, mikun tim Bajram Rexhepi. Dr. Bajrami tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut. I përgjeshëm dhe parimor, i përkushtuar dhe i vendosur – i tillë ishte gjithmonë. Përherë në zemrat tona!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.