
Kosovë-Zvicër, sot nis shitja e biletave
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën, në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupë së Botës 2027.
Dardanët duan përkrahjen në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës.
Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit. E diela të jetë festë e basketbollit.
Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se shitja e biletave do të nis sot dhe do të vazhdojë edhe nesër. Biletat do të shiten te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro.
Ndeshja Kosova-Zvicra zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kujtojmë se Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.