Kosova s’ka politikë të jashtme, e kanë “varrosur” Kurti dhe Gërvalla

Kosova s’ka politikë të jashtme, e kanë “varrosur” Kurti dhe Gërvalla

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, e ka quajtur të “vdekur” politikën e jashtme të Kosovës.

“Kosovës i ka vdekur politika e jashtme’’, thotë ai

Madje, për këtë ai akuzon kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe ministren e jashtme, Donika Gërvallën.

“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e kane vrarë dhe varrosur politikën e jashtme’’ shprehet ai.

Sipas tij, gjitha firmat lobuese në SHBA po të bëheshin bashkë kundër Kosovës, nuk do ta dëmtonin sa e ka dëmtuar ‘’gratis’’ Kurti dhe Gërvalla, politikën dhe diplomacinë e jashtme.

‘’Krejt firmat lobuese në Amerikë me u bo bashkë për me dëmtu Kosovën nuk munden me dëmtu siç e dëmtojnë gratis Albini dhe Donika’’, u shpreh ai.

Share This