
Kosova shpall listën për ndeshjet kundër Ukrainës
Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e zgjeruar të lojtarëve për dy ndeshjet ndaj Ukrainës, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.
Ndeshja e parë Kosova – Ukraina do të luhet më 13 mars në Prishtinë, nga ora 20:15, ndërsa e dyta do të zhvillohet më 16 mars në Klaipeda të Lituanisë, nga ora 18:00.
Grumbullimi i Kombëtares do të bëhet më 9 mars në Prishtinë.
Për shkak të lëndimeve, ekipit do t’i mungojnë Kastriot Jupa, Shaban Zogaj dhe Arbios Mushkolaj, ndërsa rikthehen Arti Luzha e Dominik Palushi. Për herë të parë, ftesë në ekipin e zgjeruar ka marrë edhe Mali Luzha, aloja e Rahovecit.