
Kosova rrezikon t’i humbas mbi 60 milionë euro si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit
Segmenti i sundimit të ligjit është një nga fushat në pritje të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, por që deri më tani as për këtë fushë e as për të tjerat Kosova nuk ka marrë asnjë cent.
Krejt kjo për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshjes për Hua, si pasojë e bllokadës në konsituimin e Kuvendit.
Kësisoj Kosova rrezikon të humbas mbi 60 milionë eurosh. Por kjo nuk është e vetmja pasojë për Kosovën, tërheq vërejtjen Instituti i Kosovës për drejtësi
“Kosova do futet ne probleme të mëdha të cilat do ta rëndojnë jetën e qytetarëve. Pasojat janë në dy rrafshe, të brendshme dhe të jashtme në aspektin e jashtëm janë evidente mosanëatrësimi i Kosovës në KiE, mungesa e marrjes së fondeve nga plani i rritjes si rrezikojmë të mos u marrim por rrezikojnë të humbin vlerën ato para. Ne rrafshin e brendshme pasojat e vendit në rritje të çmimit të energjisë. Kosova ka miratuar strategjinë për sundimit e ligjit me vitin 2021. Nga monitorimi ynë janë kryesisht çështjet e mungesa. E buxhetit për moszbatim e strategjisë ka buxhet që BE-ja po planifikon të e jap buxhetin për sundim te ligjit por s’ka institucione qe duhet ta marrin atë buxhet”, ka thënë Jakaj për “RTV21”.