Kosova-Lituania, publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas pak minutash do të përballet me Lituaninë, në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve, sfidë kjo që vjen drejtpërdrejt në RTK.
Dardanët në duel me lituanezët vijnë pas ndeshjes së ndërprerë në Bukuresht kundër Rumanisë, për shkak të thirrjeve raciste kundër Kosovës ‘Serbia Serbia’, ‘Kosova është Serbi’, ndeshje për të cilën UEFA ende nuk ka marrë vendim.
Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me Lituanin, ndeshje në të cilën skuadra jonë hynë ambicie për të marrë pikët maksimale.
Atmosfera mes lojtarëve është tejet pozitive dhe motivimi për ta mbyllur këtë vit me një fitore përpara tifozëve dardanë është maksimal.
Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda; Zhegrova, Rexhbecaj, Berisha, Jashari; Rrahmani; Muriqi
Lituani: Gertmonas; Sirvys, Girdvainis, Utkus, Milaslus; Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas; Paulauskas, Cernych.
Ndeshja Kosova-Lituania fillon në orën 20:45.