Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mblodhi në mesditë vartësit e tij në mbledhjen e 212-të, për të shqyrtuar 16 pika të rendit të ditës.
Kurti mbledhjen e qeverisë e hapi duke folur për përurimin e sotëm të rinovimit të Klinikës së Urologjisë, dhe fushatës së korrje-shirjeve dhe disa aktivitete të tjera të ekzekutivit të ditëve që kemi lënë pas.
Para se të shqyrtohej Propozim-vendimi për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti tha Kosova sot i bashkohet memorializimit e përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë.
“Kjo është dëshmi e dëshirës sonë për drejtësi dhe paqe, qe të mos harrohet ajo çfarë ka ndodhur dhe të mos përseritet në asnjë vend të botës”, tha Kurti.
Ministrat mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të Srebrenicës.
Në mbledhjen e sotme po shqyrtohen edhe 15 pika të tjera të rendit të ditës. /rtk/